Rreth Nesh

2A Pharma është themeluar në vitin 2012 dhe tregton materiale kirurgjikale, sutura, sete, dhe pajisje të tjera spitalore. Aktiviteti ynë ka si qëllim furnizimin e spitaleve, klinikave dhe laboratoreve mjekësorë me materialet më cilësore mjekësore.

Qëllimi ynë është që të jemi kombinimi i “Cilësisë” dhe “Inovacionit” në këtë sektor me një ekip me eksperiencë në fushën e mjekësisë dhe sigurimin e materialeve spitalore. Ne bashkëpunojmë me kompanitë më të mira në Europë për tju sjellë produkte cilësore në kohë reale dhe me korrektësi.

Vizioni ynë bazohet në menaxhimin total e cilësisë dhe korrektësisë. Ne përpiqemi të përmbushim pritshmëritë e klientëve tanë përmes cmimeve konkuruese dhe produkteve të çertifikuara, me cilësi të lartë. Në 2A Pharma, ne jemi të përkushtuar në aktivitetin tonë për t’i shërbyer të gjitha specialiteteve kirurgjikale.

Kirurgjia e përgjithshme, vaskulare, kardio, torakale dhe ortopedi, përfaqësojnë disa nga fushat tona të ekspertizës. Një angazhim 360 gradë për profesionistët e kujdesit shëndetësor.